Sport

Shqipëria mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve, që të gjithë të njohur…

Shqipëria ndodhej në vazon e tretë dhe do të luaj në Grupin B, me Republikën Çeke dhe Ukrainën dhe Gjeorgjia, që të tre kundërshtarë të njohur për kombëtaren e kuqezinjve.

8 Shkurt 2024, 18:48 Nga DOSJA

Shqipëria mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve,

FRANCE - Prej orës 18:00 në Digitalb po trasmetohet shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024/2025, ku shqiptarët do të përfaqësohen nga dy ekipe, veç Kuqezinjve do të jenë edhe nga Dardanët.

Kuqezinjtë marrin pjesë në Ligën B, një arritje kjo prej edicionit të kaluar, ku falë vendit të parë të arritur, nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, ne tashmë jemi vetëm një ligë të “Big”-ëve të Europës.

Shqipëria ndodhej në vazon e tretë dhe do të luaj në Grupin B, me Republikën Çeke dhe Ukrainën dhe Gjeorgjia, që të tre kundërshtarë të njohur për kombëtaren e kuqezinjve.

Shqipëria mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve,

Ja dhe si janë ndarë skuadrat në Ligën B. Kalendari i ndeshjeve nuk është përcaktuar, ndërkohë që dihen data se kur do të luhet.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të luhen në këto data:

Ndeshja 1: 5-7 shtator 2024

Ndeshja 2: 8-10 shtator 2024

Ndeshja 3: 10-12 tetor 2024

Ndeshja 4: 13-15 tetor 2024

Ndeshja 5: 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6: 17-19 Nëntor 2024

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll