Sport

Luís Castro konfirmon Cristiano Ronaldon për duelin kundër Jorge Jesus...

Al Nassr do të përballet me Al Hilal në ndeshjen, që vendos fituesin e Kupës së Riadit

8 Shkurt 2024, 16:27 Nga DOSJA
Luís Castro konfirmon Cristiano Ronaldon për duelin kundër

ARABIA SAUDITE - Luís Castro hodhi poshtë çdo dyshim që mund të ketë ekzistuar për mungesën e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e sotme kundër Al Hilal, e cila vendos fituesin e Kupës së Riadit. “Ai është gati të luajë”,- tha trajneri në konferecën për shtyp. 

Ylli portugez pësoi një dëmtim muskulor që e pengoi të merrte pjesë në turneun e Al Nassr në Kinë dhe të përballej me Inter Miami, një lojë që u pa me shumë pritshmëri, për shkak të ribashkimit me Messin, diçka që nuk ndodhi.

Pas fitores 6-0 ndaj Inter Miamit, Al Nassr-it i mjafton për të fituar turneun trekëndor për shkak të golaverazhit. “E përgatita skuadrën time për ta fituar këtë ndeshje”,- siguroi Luís Castro, i cili merr frymë besimi në fjalën e tij:

“Që nga ardhja ime, ne kemi luajtur në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe jemi të pamposhtur. Luajtëm kundër Inter Miamit dhe fituam. Mund të luajmë kundër çdo skuadre në çdo stadium në botë dhe ne mund të fitojmë”.

Ka edhe një moment të madh për Al Hilal. Skuadra e Jorge Jesus ka 20 fitore radhazi në ndeshjet zyrtare, seri që mund të rifillojë kur të rikthehet liga saudite. "Rivaliteti midis Al Nassr dhe Al Hilal është shumë i fortë,"- tha Jesus në paraprakisht. 

"Unë dua që Ronaldo të luajë. Kjo është një lojë spektakolare dhe ai është një nga më të mirët në botë. Prandaj, shpresoj që të luajë. Do të jetë një lojë e shkëlqyer përgatitore",- tha trajneri portugez.

Ky është derbi i tretë këtë sezon. Al Nassr fitoi finalen e Kupës së Kampionëve Arab 2-1, por humbi (0-3) në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll