Sport

Saka financoi 120 operacione për fëmijët nigerianë: "Ai u dha atyre një jetë të re"...

Sulmuesi i Arsenalit mori letra nga të rinjtë duke i falënderuar për mbështetjen e tyre

8 Shkurt 2024, 16:17 Nga DOSJA

Saka financoi 120 operacione për fëmijët nigerianë: "Ai

ANGLI - Bukayo Saka vazhdon të tregojë se është yll brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri kohët e fundit ka ndihmuar në financimin e 120 operacioneve të fëmijëve në Nigeri, duke mbështetur bamirësinë 'BigShoe'.

Fëmijët dhe mjeku që ka kryer shumicën e ndërhyrjeve kirurgjikale, Musa Ibrahim, kanë vendosur t'i dërgojnë letra lojtarit të Arsenalit për ta falënderuar për ndihmën e dhënë.

“Po ju shkruaj për t’ju ​​falënderuar në emrin tim dhe në emër të fëmijëve që ndihmuat në shtetin Kano të Nigerisë”, lexohet në raportin e Premier League, ku tregohen reagimet e sulmuesit ndaj letrave, që e nuk fsheh kënaqësinë e tij që kishte bërë një ndryshim në jetën e këtyre fëmijëve: "Këto lloj gjërash kanë më shumë rëndësi se çdo gjë në botë."

"Mbështetja juaj për 'BigShoe', në bashkëpunim me Spitalin Special PSC, na lejoi të kryenim operacionet shumë të nevojshme. Kjo u dha fëmijëve një frymë të re",- shkruan Musa Ibrahim në letrën që i dërgoi lojtarit.

Bukayo Saka gjithashtu nuk ishte indiferent ndaj punës së mjekut: "Faleminderit për punën tuaj të pabesueshme. Jam shumë krenar për origjinën time nigeriane. Ndihem i bekuar që mund t'i ndihmoj ata. Mbaj mend që kam qenë në moshën e tyre dhe kam ëndrra të mëdha. Prandaj, mesazhi që dua t'u dërgoj është të vazhdojnë të ëndërrojnë, të vazhdojnë të besojnë dhe të vazhdojnë përpara."

Vlen të kujtohet se Bukayo Saka, në dhjetor të vitit të kaluar, luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e një fshati kontejnerësh në Marok, i cili u siguroi strehim familjeve të mbetura të pastreha pas tërmetit që preku vendin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll