Politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për të shkuar në Kuvend, avokati: Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi

Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.

8 Shkurt 2024, 16:29 Nga r.ll
GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për të shkuar
sali berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.

“Ata vazhduan në të tyren ne do vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe argumentimet që bëmë nuk arriti gjykata të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj 

Berisha kishte kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Avokatët gjithashtu kanë kërkuar për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.Seanca e 1 shkurtit u shty nga gjyqtarja Gjoka me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

 

sali genc gjokutaj

Sondazh

Poll