Aktualitet

Atentati në Shkodër me një të plagosur/ Dalin PAMJET nga vendngjarja, reagon policia

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Selami Brahimi, i cili dyshohet se ishte shenjestra e plumbave.

8 Shkurt 2024, 18:31 Nga r.ll
Atentati në Shkodër me një të plagosur/ Dalin PAMJET nga
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja. 

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Selami Brahimi, i cili dyshohet se ishte shenjestra e plumbave. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina  e shtetasit  S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar).  Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

te shtena ne shkoder selami brahimi

Sondazh

Poll