Bota

Tentativa për grusht shteti, ish-Presidenti i Brazilit vihet nën hetim

Policia Federale e Brazilit tha në një deklaratë se u arrestuan katër persona dhe u ekzekutuan 33 urdhra kërkimi, si pjesë e hetimit.

8 Shkurt 2024, 16:44 Nga S.N
Tentativa për grusht shteti, ish-Presidenti i Brazilit vihet nën hetim
Jair Bolsonaro

BRAZIL -Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, është vënë nën hetim si pjesë e një tentative të supozuar për grusht shteti. Policia Federale e Brazilit tha në një deklaratë se u arrestuan katër persona dhe u ekzekutuan 33 urdhra kërkimi, si pjesë e hetimit.

“Të enjten (8/2), Policia Federale [Brazil] nisi operacionin Tempus Veritatis për të hetuar organizatën kriminale që veproi në një përpjekje për të kryer një grusht shteti dhe për të shfuqizuar Sundimin Demokratik të Ligjit, për të përfituar avantazh politik duke mbajtur në pushtet Presidentin e atëhershëm të Republikës”, thuhet në deklaratë.

Policia nuk ka dhënë emra të personave që janë nën hetim, por avokati i Bolsonaro ka konfirmuar se një prej tyre është edhe ish-presidenti.

Dy prej të arrestuarve janë ish-ndihmësit e Bolsonaro, raportojnë mediat e huaja. Gjithashtu po hetohen dhe disa ish-ministra që shërbyen në qeverinë e tij. Ndërsa policia nuk ka pranuar të komentojë përfshirjen e Bolsonaro si dhe arrestimin e ndihmësve të tij.

brazil jair bolsonaro

Sondazh

Poll