Bota

13 emigrantë të vdekur dhe 27 të zhdukur, fundoset anija pranë brigjeve të Tunizisë

Kjo është fatkeqësia më e fundit që goditi emigrantët që përpiqen të kalojnë detin Mesdhe nga Afrika në Evropë.

8 Shkurt 2024, 16:38 Nga S.B
13 emigrantë të vdekur dhe 27 të zhdukur, fundoset anija
foto ilustruese

TUNIZI- Të paktën 13 emigrantë sudanezë kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë zhdukur pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Tunizisë. Vetëm dy persona në bord mbijetuan, ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të zhdukurit. Kjo është fatkeqësia më e fundit që goditi emigrantët që përpiqen të kalojnë detin Mesdhe nga Afrika në Evropë.

Sudani zhvilloi një luftë civile rreth 10 muaj më parë, duke detyruar të paktën nëntë milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre janë strehuar ose në pjesë më të sigurta të vendit, ose në shtetet fqinje. Disa qeveri të huaja, duke përfshirë edhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Sudan pasi shpërthyen luftimet midis ushtrisë dhe një force rivale paraushtarake prillin e kaluar.

Më shumë se 2,270 migrantë vdiqën në vitin 2023 duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror, një rritje prej 60% në krahasim me vitin e kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian (BE) nënshkroi një marrëveshje me Tunizinë për të trajtuar migracionin e parregullt. Marrëveshja përfshin 118 milionë dollarë për të ndaluar kontrabandën, për të forcuar kufijtë dhe për të kthyer emigrantët.

tunizi permbytet varka emigrant

Sondazh

Poll