Bota

Zyrtarët amerikanë: Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani

Sulmi vuri në shënjestër një makinë në kryeqytetin irakian të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë tre anëtarë të grupit militant Kataib Hezbollah, përfshirë komandanti e lartë, thanë zyrtarët amerikanë.

7 Shkurt 2024, 22:24 Nga N.F
Zyrtarët amerikanë: Sulm me dron në Bagdad, vritet një
Foto ilustruese

IRAN- Një sulm amerikan me dron në Bagdad, kishte në shënjestër Wissam Mohammad al-Saadin, një komandant i lartë i grupit militant Kataib Hezbollah të mbështetur nga Irani, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar amerikan. Sulmi vuri në shënjestër një makinë në kryeqytetin irakian të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë tre anëtarë të grupit militant Kataib Hezbollah, përfshirë komandanti e lartë, thanë zyrtarët amerikanë.

Sulmi nodhi në një rrugë kryesore në lagjen Mashtal në Bagdadin lindor. Goditja vjen mes tensioneve në rajon dhe disa ditë pasi ushtria amerikane ndëmori një sulm ajror kundër dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani në fund të janarit.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë grupesh militante të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani dhe zyrtarët kanë thënë se mendojnë se është në veçanti Kataib Hezbollah që e udhëheq atë.

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë shpesh përgjegjësinë për sulme ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri ndërsa vazhdon lufta Izrael-Hamas, duke thënë se po hakmerret për mbështetjen e Uashingtonit ndaj Izraelit në luftën në Gazë, që ka vrarë 27,707 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi.

Marrë nga VOA

iran shba sulm

Sondazh

Poll