Bota

Pas takimit që bëri me Mbretin Charles, Princi Harry kthehet brenda 24 orëve në SHBA

7 Shkurt 2024, 15:45 Nga S.B
Pas takimit që bëri me Mbretin Charles, Princi Harry kthehet brenda 24
Princi Harry, Princi William dhe Mbreti Charles

SHBA- Princi Harry po kthehet në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër për të parë babain e tij Mbretin Charles III në Londër pas diagnozës së kancerit të monarkut. Duka i Sussex-it u kthye në Heathrow këtë pasdite, vetëm 24 orë pasi u dërgua nga i njëjti aeroport drejt Clarence House nën shoqërimin e policisë dje. Duka mbërriti pak para orës 14:00 dhe do te jetë në bordin e fluturimit 269 të British Airways, i cili niset në orën 15:05, dhe do të kthehet në Los Anxhelos në orën 18:30 me orën lokale.

Harry fluturoi në Londër me një fluturim dhjetë orësh nga Los Angeles dhe mbërriti në rezidencën mbretërore në orën 14:42 para se të kalonte rreth 45 minuta kohë me Mbretin Charles. Ata patën një 'takim të shkurtër' përpara se Mbreti dhe Camilla të dërgoheshin në Pallatin Buckingham, ku një helikopter po priste për t'i kthyer në Sandringham në Norfolk.

Pas takimit që bëri me Mbretin Charles, Princi Harry kthehet brenda 24
Princi Harry

Duka nuk besohet të ketë parë apo takuar vëllain e tij Princin William ose kunatën Kate Middleton, e cila po rikuperohet nga operacioni i saj në bark. Harry, 39 vjeç, fluturoi më shumë se 5000 milje nga Los Angeles në Londër pasi babai i tij e informoi atë për diagnozën e tij shkatërruese. Ky ishte takimi i tyre i parë zyrtar personalisht që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II në shtator 2022.

Një burim i pallatit tregoi për The Times se takimi i Harry-t dhe Mbretit ishte i shkurtër sepse Charles ishte i lodhur nga një procedurë të hënën. Ndërsa mund të ketë pasur një zbutje marrëdhëniesh midis babait dhe djalit, udhëtimi i Harry-t nuk përfshinte një ribashkim me vëllain e tij Princin William.

Princi i Uellsit u kthye në punën publike sot, duke kryer një investim në Kështjellën Windsor në mëngjes përpara se të merrte pjesë më vonë në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore në Londër në mbrëmje. William pritet të flasë për herë të parë për diagnozën e kancerit të babait të tij.

mbret charles princi william princ harry

Sondazh

Poll