Bota

Prezantohet ligj i ri në Australi për punëtorët, tani kanë të drejtë të injorojnë thirrjet e shefave jashtë orarit të punës

Ligje të tilla të ngjashme, janë tashmë në fuqi në disa vende të Bashkimit Europian si Francë, Spanjë etj.

7 Shkurt 2024, 15:43 Nga S.N

 

Prezantohet ligj i ri në Australi për punëtorët, tani
Foto Ilustrim

AUSTRALI- Australia ka vendosur të prezantojë ligjin që u jep të drejtë punonjësve të injorojnë thirrjet celulare dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës. Ky ligj parashikohet të vendosi gjoba të mundshme për punëdhënësit që shkelin rregullin.

Ligje të tilla të ngjashme, janë tashmë në fuqi në disa vende të Bashkimit Europian si Francë, Spanjë etj. Shumica e senatorëve në Australi kanë deklaruar mbështetje për ligjin deri tani. “Ajo që ne thjesht po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është online dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, tha kryeministri Anthony Albanese, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa projektligji pritet që të paraqitet në parlament këtë javë. Ky projektligj përfshin gjithashtu dispozita të tjera sa i përket standarteve minimale për puntorët e përkohshëm si dhe për shoferët e kamionit.

australi punonjesit

Sondazh

Poll