Bota

Konfirmoi se do të intervistonte Putin, eurodeputetët thirrje BE-së: Sanksiononi gazetarin amerikan Tucker Carlson

Ky lajm u nda nga mediat e huaja referuar deklaratave të deputetëve aktualë dhe të dikurshëm të Parlamentit Evropian.

7 Shkurt 2024, 15:36 Nga N.F

Konfirmoi se do të intervistonte Putin, eurodeputetët thirrje

Tucker Carlson dhe Putin

SHBA- Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj gazetarit amerikan, Tucker Carlson pasi deklaroi se do të intervistojë presidentin rus, Vladimir Putin. Ky lajm u nda nga mediat e huaja referuar deklaratave të deputetëve aktualë dhe të dikurshëm të Parlamentit Evropian.

Ish-kryeministri belg dhe eurodeputeti Guy Verhofstadt bën thirrje ndaj BE-së që të hetojnë mundësinë e futjes së sanksioneve ndaj Carlson.

“Duke qenë se Putini është kriminel lufte dhe Bashkimi Evropian sanksionon të gjithë ata që e ndihmojnë në këtë, duket logjike që Shërbimi i Punëve të Jashtme të hetojë edhe rastin e Carlson-it”, tha Verhofstadt, transmeton Telegrafi.

Ish eurodeputeti Luis Garricano tha se është dakord me Verhofstadt.

“Carlson nuk është më një gazetar, por një propagandues i regjimit më të urryer në tokën evropiane dhe ai që është më i rrezikshmi për paqen dhe sigurinë e Evropës”, ​​tha Garicano. Deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet deklaroi se Putin është president i një vendi që është agresor, i akuzuar për gjenocid dhe krime lufte.

Ai shtoi se Carlson nuk është një gazetar i vërtetë sepse ai ka shprehur qartë simpatinë e tij ndaj regjimit rus dhe Putinit dhe vazhdimisht nënçmon Ukrainën. Carlson nuk është deklaruar për këtë deri më tani. Ai konfirmoi mbrëmë se ka shkuar në Moskë për një intervistë të planifikuar me Putinin, duke thënë se po e bënte sepse ishte punë e një gazetari.

be sanksione turcker carlson

Sondazh

Poll