Aktualitet

Aksident në Tiranë, 24-vjeçari përplas me makinë tre adoleshentë

Tre adoleshentët mësohet se janë lënduar nga ky aksident dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

7 Shkurt 2024, 14:47 Nga M.B
Aksident në Tiranë, 24-vjeçari përplas me makinë tre
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident është regjistrar ditën e sotme në afërsi të një karburanti në Mullet të Tiranës ku mësohet se një 24-vjeçar me inicialet N. P., ka përplasur me makinë tre 17-vjeçarë.

Tre adoleshentët mësohet se janë lënduar nga ky aksident dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident tirana

Sondazh

Poll