Aktualitet

Akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi, Apeli lë në burg mjekun Dervish Hasi

Ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra i cili kërkoi shtyrjen e seancës, për tu njohur me aktet pasi në shkallën e parë ishte mbrojtur nga avokati Roland Islami.

7 Shkurt 2024, 13:23 Nga I.A
Akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi, Apeli lë
Dervish Hasi

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për mjekun kardiokirurg Dervish Hasi i akuzuar për trafikim të të miturve dhe pornografi. Ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra i cili kërkoi shtyrjen e seancës, për tu njohur me aktet pasi në shkallën e parë ishte mbrojtur nga avokati Roland Islami. Apeli vendosi që Hasi të qëndrojë në masën e sigurisë 'Arrest me burg'.

Ndërsa avokatët e Hasit kanë deklaruar në gjykatë se: Për sa kohë s’ka ligj që i ndalon disa martesa s’ka vepër penale, kur të dali ligji mund të kishte diskutim, video që pretendohet nuk është publikuar askund.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Mjeku kirurg Dervish Hasi është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Hasi u arrestua 1 muaj më parë, pasi prej 2 vitesh abuzonte me një 14-vjeçare dhe e konsideronte si gruan e tij të 4. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.

dervish hasi

Sondazh

Poll