Aktualitet

Doli në përgjimet e gjyqtares së Krujës, SPAK merr në pyetje nesër mjekun Prifti

Prifti do të pyetet si person nën hetim, prej 4 vitesh, ku mund t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

7 Shkurt 2024, 12:03 Nga M.B

 

Doli në përgjimet e gjyqtares së Krujës, SPAK merr në
Edvin Prifti dhe Enkelejda Hoxha

TIRANA- Prokuroria e Posaçne kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka thirrur ditën e nesërmen për të marrë në pyetje mjekun kardiokirurg, Edvin Prifti.

Prifti do të pyetet si person nën hetim, prej 4 vitesh, ku mund t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve. Ai doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës, Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës. 

SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT pasi gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.

 

spak edvin prifti

Sondazh

Poll