Aktualitet

Me 3 emra, i dënuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e tij, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. 

7 Shkurt 2024, 12:16 Nga M.B
Me 3 emra, i dënuar në Itali për “shfrytëzim
Foto ilustruese

ELBASAN- Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56-vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim si i dënuar nga drejtësia italiane ne 4 vite burg. 54-vjeçari ishte dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e tij, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

italia elbasan policia

Sondazh

Poll