Bota

Anulohen mbi 800 fluturime në Gjermani për shkak të grevave të punonjësve tokësorë të Lufthansa

Organizata sindikale Ver.di ka njoftuar se më shumë se gjysma e punëtorëve në aeroportin e Frankfurtit dhe Mynihut po marrin pjesë në demonstrata.

7 Shkurt 2024, 12:59 Nga S.N
Anulohen mbi 800 fluturime në Gjermani për shkak të grevave
Foto Ilustrim

GJERMANI- 100 mijë pasagjerë janë prekur nga greva e stafit tokësor të kompanisë ajrore Lufthansa, që ka filluar në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Organizata sindikale Verdi ka njoftuar se më shumë se gjysma e punëtorëve në aeroportin e Frankfurtit dhe Mynihut po marrin pjesë në demonstrata. Edhe punonjësit e aeroportit të Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë në grevën 27-orëshe.

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka anuluar rreth 80-90% të 1000 fluturimeve të planifikuara për sot. Lufthansa u ka kërkuar klientëve që të mos shkojnë në aeroporte nëse fluturimi i tyre është anuluar, pasi nuk ka staf. Personat që po udhëtonin brenda Gjermanisë dhe mund të arrijnë në destinacionin e tyre nëpërmjet hekurudhës,u është bërë e mundur që të përdorin biletën e tyre ajrore për këtë qëllim.

Greva parashikohet të përfundojë ditën e nesërme në orën 07:10 të mëngjesit, por trafiku ajror pritet që të ketë trazira deri të premtën.

Ajo çka kërkojnë punonjësit është rritja e pagës me 12.5% ose të paktën 500 euro në muaj si dhe një kompensim inflancioni me 3 mijë euro.

aeeoporte gjermani

Sondazh

Poll