Bota

I akuzuar për përdhunim, Nicholas Rossi paraqitet në gjykatën amerikane

Nicholas Rossi u kthye në SHBA muajin e kaluar pasi pretendimet e tij se ishte viktimë e identitetit të gabuar u refuzuan nga gjyqtarët skocezë.

7 Shkurt 2024, 11:19 Nga E.d
I akuzuar për përdhunim, Nicholas Rossi paraqitet në
Nicholas Rossi

SHBA- Një burrë që kaloi dy vjet duke luftuar ekstradimin nga Skocia në Shtetet e Bashkuara, është paraqitur në gjykatë në Utah i akuzuar për përdhunim. Nicholas Rossi u kthye në SHBA muajin e kaluar pasi pretendimet e tij se ishte se ishte dikush tjetër u refuzuan nga gjyqtarët skocezë. 

36-vjeçari kishte refuzuar më parë të paraqitej në dy seanca në gjykata në Utah për akuzat për përdhunim. Të martën, gjykatësi Derek Pullan i tha Rossi se ai ishte akuzuar për përdhunim, një krim i shkallës së parë që pretendohet të ketë ndodhur në shtator 2008 në Utah County.

Ai po përballet gjithashtu me një akuzë të veçantë për përdhunim në Salt Lake County. Rossi nuk u identifikua si i dyshuar deri rreth një dekadë më vonë për shkak të një numri të madh të testeve të ADN-së në laboratorin e krimit të shtetit. Gjatë seancës së mëparshme, ai mohoi të ishte Nicholas Rossi dhe tha se quhej Arthur Knight Brown. 
 

 

 

nicholas rossi

Sondazh

Poll