Politike

Qeveria miraton projektligjin, Manastirliu: Bashkëpunim me Kosovën në arsimin e lartë dhe në kërkim shkencor

Marrëveshja nënkupton bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë dhe në kërkimin shkencor.

7 Shkurt 2024, 12:28 Nga M.B
Qeveria miraton projektligjin, Manastirliu: Bashkëpunim me Kosovën
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, tha se sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar projektligji për për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën. Marrëveshja nënkupton bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë dhe në kërkimin shkencor.

“Sot qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Është marrëveshje që do të ratifikohet në Kuvend...Përcakton një seri bashkëpunimesh me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe vendit tonë. Do thellohet bashkëpunimi në fushën e kërkimit të lartë. Thellimi i bashkëpunimit, ndarja dhe shkëmbimi i informacionit do jetë një tjetër komponent që do zhvillohet. Një risi është programi i lëvizshmërisë se studentëve, ku do mundësohet dhënia e bursave. 30 bursa në vit për studentë që duan të studiojnë në Shqipëri në programe të ndryshme, do të ketë një proces vlerësimi që do përcaktojnë kriteret dhe procedurat. Një tjetër komponent është sa i përket njohjes lehtësimit për njohjen e diplomave, gradave dhe titujve shkencor, pritet lehtësimi i procedurave. Mobiliteti i studentëve në të dy vendet është shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet granteve që japim, inkurajojmë projekte të përbashkëta studimore, me qëllim që të vijojmë këtë bashkëpunim të suksesshëm", tha Manastirliu.

kosova shqiperia ogerta manastirliu

Sondazh

Poll