Politike

Amnistia Penale, Manja: Zgjidhje e përkohshme, jo vetëm ‘arrest me burg', qelitë të mbipopulluara!

Sipas ministrit, duhet që t’i përafrohemi standarteve të BE-së sa i takon numrit të paraburgosurve dhe të dënuarve në burgje.

7 Shkurt 2024, 11:32 Nga M.B

 

Amnistia Penale, Manja: Zgjidhje e përkohshme, jo vetëm ‘arrest
Ulsi Manja

 

TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në mbledhjen online të komisionit për Çështjet Ligjore foli për kalimin e projektligjit për amnistinë penale të më shumë se 600 të burgosurve ku tha se burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë mbi 190 të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete. Sipas ministrit, duhet që t’i përafrohemi standarteve të BE-së sa i takon numrit të paraburgosurve dhe të dënuarve në burgje.

“Jemi plus 190 të paraburgosur dhe të dënuar më shumë sesa kemi kapacitete. Nëse kemi 5818 të paraburgosur dhe të dënuar kapacitetet tona janë plus 190 më shumë. Referuar standarteve të BE, nuk do duhet të kishim këtë numër personash të paraburgosur. 2204 kemi të dënuar dhe po t’u referohemi standarteve të BE do duhet të kishim 30% si maksimum të numrit të paraburgosurve në raport me të dënuarit. Jemi tek 2500 persona të paraburgosur më shumë sesa standartet e BE. Jemi mbi kapacitetet. Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera, do na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet”, u shpreh Manja.

Ministri theksoi se amnistia është një zgjidhje e përkohshme dhe se për t’u përafruar me standartet e BE-së duhet të mendohen zgjidhje afatgjata.

"Amnistia është një zgjidhje e përkohsshme. Duhet të mendojmë zgjidhje afatgjatë për ta sjellë në standartet që na kërkon BE. Paketën ligjore e kemi në përputhje me standartet e BE por kur vjen puna tek menaxhimi nuk është i tillë. Masat e sigurimit, jo për çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Masat alternative të dënimit, janë pushtet që e ka drejtësia. Por e thotë kodi që për veprat që dënohen deri në 5 vite, shërbimi i provës mund të jetë një zgjidhje, pra duhen parë dënimet alternative”, tha Manja.

burgjet ulsi manja

Sondazh

Poll