Politike

Gafa e Ahmetajt me kontratën e lobimit, zbulon banesën ku jeton në Zvicër

Së fundmi u zbulua se Ahmetaj ka nënshkruar marrëveshje lobimi në SHBA me një lobist amerikan, i cili do të përfaqësojë interesat e tij dhe të partneres se tij, Erjola Hoxha.

7 Shkurt 2024, 07:47 Nga M.B
Gafa e Ahmetajt me kontratën e lobimit, zbulon banesën ku jeton
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka dhënë së fundmi një intervistë ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me aferën inceneratorëve. Së fundmi u zbulua se Ahmetaj ka nënshkruar marrëveshje lobimi në SHBA me një lobist amerikan, i cili do të përfaqësojë interesat e tij dhe të partneres se tij, Erjola Hoxha.

Marrëveshja mes tij dhe lobistit amerikan Edward Stewart është nënshkruar në 25 Janar të këtij viti, teksa në të thuhet se lobisti do të ofrojë shërbime për çështjet publike dhe advokaci për Ahmetajn dhe partneren e tij. Në këtë rast, Ahmetaj nuk është treguar i kujdesshëm pasi ka zbuluar edhe vendndodhjen e tij. Në kontratën 150 mijë dollarë që ai ka firmosur me lobistin amerikan, ka zbuluar edhe vendin ku po jeton aktualisht.

Në kontratë shkruhet se Ahmetaj jeton në “Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Switzerland”. Ish-numri dy i qeverisë jeton në Zvicër, më konkretisht në Lugano, ndonëse është në kërkim. 

Sa i takon kontratës së nënshkruar, Ahmetaj do t’i paguajë kompanisë 150 mijë dollarë, nga të cilat 50 mijë sapo të nënshkruhet, dhe më pas nga 25 mijë dollarë në prill, maj, qershor dhe korrik. Kompania lobuese do të informojë qeverinë amerikane mbi pretendimet e Ahmetajt se akuzat ndaj tij për aferën e inceneratorëve janë të pavërteta.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll