Politike

Meta: Taksat e shqiptarëve po vidhen nga Qeveria me inceneratorë dhe tendera

Sa i përket renditjes së Shqipërisë, Ilir Meta thotë se vetëm Qeveria e Rilindjes mund të dhuronte këtë podium.

7 Shkurt 2024, 12:06 Nga S.N
Meta: Taksat e shqiptarëve po vidhen nga Qeveria me inceneratorë dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka bërë një postim në Facebook ku ka komentuar raportin e publikuar nga Monitor, se ku qëndron Shqipëria me taksat. Sa i përket renditjes së Shqipërisë, Ilir Meta thotë se vetëm Qeveria e Rilindjes mund të dhuronte këtë podium.

Raporti i Monitor tregon se niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ku krahasuar me vendet e rajonit është me e larta. Ilir Meta akuzon se këto taksa po vidhen nga Qeveria me inceneratorë, koncensione dhe tendera e nuk po shfrytëzohen për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Shqipëria kampione në rajon si vendi me taksa më të larta për të ardhurat personale. Vetëm qeveria e Rilindjes mund të na dhuronte këtë vend në podium, duke ju bashkëngjitur sukseseve të tjera që na rendisin të parët në rajon edhe për çmimet më të larta të ushqimeve, edhe për çmimet më të larta të naftës, edhe për çmimet më të larta të apartamenteve.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Taksave, niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ndërsa Kosova e ka 10%, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje Hercegovina 10%, Rumania 10% dhe Bullgaria 10%.

Këto taksa kaq të larta nuk merren për të përmirësuar jetën dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por siç provohet me mijëra fakte e dokumenta grabiten dhe vidhen nga qeveria me inceneratorët, me koncesione dhe tendera.

Për Partinë e Lirisë ulja e taksave është një prioritet absolut, shoqëruar me transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve si dhe me ndëshkimin e abuzuesëve me fondet publike,” shkruan Meta.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll