Politike

'Çështja Gërdeci'/ Ish-ministri Mediu: Dëshmitarët të mos heshtin

Në një deklaratë për mediat, Mediu theksoi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga Prokuroria, por kjo e fundit nuk e ka thirrur.

7 Shkurt 2024, 09:56 Nga I.A
'Çështja Gërdeci'/ Ish-ministri Mediu:
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka bërë thirrje sot në Prokurorinë e Posaçme që dëshmitarët për çështjen Gërdeci të mos heshtin. Në një deklaratë për mediat, Mediu theksoi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga Prokuroria, por kjo e fundit nuk e ka thirrur. Po ashtu ai deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë dëshmi kundër tij për veprime të paligjshme. 

"Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë. Sa i përket vazhdimit të procesit, i bëj thirrje edhe njëherë që gjithësecili të vij dhe të mbajë qëndrimin sa i përket punës që ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Unë kam pritur mbi 16 që të pyetem nga prokuroria,” tha Mediu.

fatmir mediu ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll