Politike

Berisha thirrje shqiptarëve: Të mbrojmë Skavicën për të mbrojtur historinë, për të mbrojtur Dibrën

Berisha tha se dibranët duhet të mbrojnë Skavicën për të mbrojtur historine e tyre dhe jo vetëm, pasi ajo është një tokë pjellore dhe është një vend me bukuri nayrore.

6 Shkurt 2024, 19:30 Nga S.N
Berisha thirrje shqiptarëve: Të mbrojmë Skavicën për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ftuar shqiptarët të mbrojnë Skavicën, zona në të cilën parashikohet të ndërtohet hidrocentrali..

Ai tha se firma e Edi Ramës po varros Dibrën dhe se zona në të cilën do të ndërtohet hidrocentrali është gjithashtu një zonë me vlera historike, ku janë realizuar fushëbeteja të mëdha. 

Berisha tha se dibranët duhet të mbrojnë Skavicën për të mbrojtur historine e tyre dhe jo vetëm, pasi ajo është një tokë pjellore dhe është një vend me bukuri nayrore.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, Skavica në rast se lejojmë varroset vetëm nga korrupsioni. Kam kundërshtuar që në fillim ndërtimin e saj nga Bechtel, një kompani gjigante amerikane, për të cilën kam respektin më të madh.

Ndërtoi Rrugën e Kombit, por Rrugën e Kombit e mori me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër, në të cilin morën pjesë 5 gjigantë ndërtimi në Europë. E vlerësoi një juri ndërkombëtare dhe nuk pati asnjë ankesë. Kurse Skavica u dha pa garë. Dibra u vendos të varroset me firmën korruptive të Edi Ramës dhe kjo nuk pranohet kurrë.Cilido që njeh atë luginë, nuk mund të imagjinojë që dora e njeriut, që firma e një qeveritari, që vendimi i një gjykatëse, të jetë për varrosjen e saj.
Ajo është një nga luginat më pjellore të tokës shqiptare.

Ajo zonë është djepi i historisë dhe qëndresës kombëtare. Është zona e fushëbetejave më të shumta të Skënderbeut. Është zona e fushëbetejave më të mëdha kundër serbëve dhe pushtuesve të tjerë. Është zona e qëndresës së pamposhtur e burrave që u varrosën të gjallë kundër komunizmit.

Ndaj dhe ftoj dibranët dhe dibranet, ftoj komunitetin dibran në Tiranë, dibranët në mbarë botën, ftoj shqiptarët të mbrojmë Skavicën për të mbrojtur historinë, për të mbrojtur të sotmen, për të mbrojtur Dibrën, për të mbrojtur të ardhmen e saj.

sali berisha dibra

Sondazh

Poll