Sport

Kaká zgjedh skuadrën e tij historike, injoron Leo Messin…

Ish-futbollisti brazilian përfshiu lojtarë si Ronaldo, Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldinho në njëmbëdhjetëshen e tij ideale.

7 Shkurt 2024, 07:30 Nga DOSJA

Kaká zgjedh skuadrën e tij historike, injoron Leo Messin…

BRAZIL - Ish-lojtari Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaká, zbuloi skuadrën e tij ideale historike, e përbërë nga futbollistë, me të cilët ka ndante dhomën e zhveshjes, por edhe është përballur me ta, ku bie në sy mungesa e argjentinasit Leo Messi. 

Formacioni i hartuar nga fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2007 dhe ish-futbollisti i São Paulo, Milan dhe Real Madrid, në ‘skuadrën’ e tij përfshin emra të shquar, por kapiteni i Albiceleste nuk ka vend në të.

Si portier, Kaká zgjodhi Didën, bashkëlojtarin e tij te Milani dhe në kombëtaren e Brazilit. Në krah vendosi edhe dy bashkatdhetarë, Cafú në krahun e djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë. Italianët Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta janë qendërmbrojtësit e përzgjedhjes.

Në mesfushë ai përfshin Andrés Iniesta, francezin Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo, ku me këtë të fundit ndante dhomën e zhveshjes në Milano. Ai e përfundon njëmbëdhjetëshen e tij ideale me Ronaldinhon, Ronaldon dhe Cristiano Ronaldon.

Në këtë formacion historik janë nëntë kampionë bote (Dida, Cafú, Roberto Calos, Nesta, Iniesta, Zidane, Pirlo, Ronaldinho dhe Ronaldo) dhe mes tyre ata kanë nëntë “Topa të Artë”: pesë nga Cristiano Ronaldo, dy nga Ronaldo dhe një nga Ronaldinho dhe Zidane. 

Leo Messi, fituesi i Kupës së Botës 2022 dhe tetë fitues i “Topit të Artë”, është mungesa më e shquar në skuadrën ideale të hartuar nga Kaká, që mesa duket nuk është preferencat e brazilianit… (?!)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll