Sport

Sir Jim Ratcliffe do të investojë dy miliardë euro për të rindërtuar "Old Trafford"...

Sir Jim Ratcliffe nuk i numëron paratë dhe synon të investojë deri në dy miliardë euro në rindërtimin e një “Old Trafford” të ri dhe të teknologjisë moderne.

6 Shkurt 2024, 16:34 Nga DOSJA

Sir Jim Ratcliffe do të investojë dy miliardë euro për

ANGLI - Me dorën thellë në xhep, Sir Jim Ratcliffe po përgatitet të paguajë "shtëpinë" e Manchester United! Investitori i ri i fuqishëm i “Djajve të Kuq” nuk ka vetëm vizione për rikonstruksionin konkurrues të skuadrës, pasi në të njëjtën kohë ka prioritet edhe krijimin e një stadiumi modern.

Edhe pse bëhet fjalë për një rikonstruksion të “Old Trafford” dhe jo për një stadium tërësisht të ri, miliarderi britanik dëshiron t’i japë një vitalitet shtesë klubit dhe sipas “Mirror” ai është i gatshëm të investojë deri në dy miliardë euro për rikonstruksionin e tij.

Ky është një demonstrim i madh i gatishmërisë së Ratcliffe për të lënë vulën e tij te Manchester United, pasi shuma në fjalë tejkalon shumë atë që ishte rënë dakord me Glazers për projektet e “Old Trafford” që nuk i kalonin 400 milionë euro.

Siç shton raporti, Ratcliffe dëshiron ta kthejë stadiumin e Mançester Junajtid në një "Wembley" të veriut anglez me infrastrukturë moderne dhe estetikë moderne.

Në të vërtetë, dialogu mes INEOS dhe politikanëve duket se ekziston, megjithëse horizonti kohor për përfundimin e një projekti të tillë pritet të arrijë tetë vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll