Sport

Incidenti i turpshëm ndaj Ocampos pritet të arrijë në Gjykatën për të Mitur...

Gjithashtu fyerjet raciste ndaj marokenit En-Nesyri u dërguan në gjykatë nga La Liga.

6 Shkurt 2024, 15:28 Nga DOSJA

Incidenti i turpshëm ndaj Ocampos pritet të arrijë në

SPANJE - Natë kontroverse në Rayo Vallecano-Seville, me dy raste delikate jo-futbollistike. Të hënën mbrëma, gjesti i turpshëm i bërë nga Lucas Ocampos ishte vënë në dukje tashmë, kur lojtari i Sevillas po përgatitej për një rivënie, një tifoz i vuri gishtin në prapanicë. 

Ndërkohë, u bë e ditur edhe se lojtari maroken En-Nesyri, i cili shënoi të dy golat në fitoren e andaluzianëve (2-1), ishte shënjestër e ofendimeve raciste.

Për rastin e Ocampos, gazetat “Marca” dhe “Desmarque” raportojnë se djali, i mitur, i identifikueshëm përmes transmetimeve televizive, tashmë është gjetur dhe La Liga do ta përcjellë çështjen në Gjykatën e të Miturve për hetim.

Në fund të lojës, argjentinasi i kërkoi La Ligës që të kryejë një hetim dhe të jetë i ashpër ndaj racizmit, si dhe klubit, në një deklaratë pas ndeshjes.

Nga ana tjetër, transmetimi televiziv kapi edhe ofendime ndaj En-Nesyrit, si për shembull “bir kurve mour”. La Liga duhet ta raportojë rastin në prokurorinë e krimeve të urrejtjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll