Sport

Shtypi francez e gjen drejtorin, që do të zëvendësojë Tiago Pinton te Roma…

Drejtori sportiv i Rennes, Florian Maurice, është duke u kërkuar nga italianët për të zëvendësuar portugezin

6 Shkurt 2024, 15:40 Nga DOSJA
Shtypi francez e gjen drejtorin, që do të zëvendësojë

ITALI - Roma është në kërkim të një drejtori të ri sportiv, pas largimit të Tiago Pintos, i cili u largua nga posti i tij ditët e fundit, pas mbylljes së merkatos së transferimeve dimërore.

Sipas “L'Équipe”, Florian Maurice, drejtori aktual sportiv i Rennes, është njeriu i kërkuar nga italianët për të pasuar portugezin, brenda mundësive të tjera. Në një intervistë për “footmercato”, francezi tashmë ka reaguar ndaj këtij informacioni dhe nuk ka lënë asgjë mënjanë, ndonëse ka shpjeguar se tani nuk është koha për të folur për këtë temë.

“Nëse jam këtu tani është sepse jam 100% i përkushtuar te Rennes. Nuk është koha për të folur për situatën time personale. Do të jap gjithçka në muajt e fundit për t'u siguruar që klubi të shkojë sa më larg në të gjitha garat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll