Sport

Përkujtohet tragjedia/ Manchester United nuk i harron “Djajtë e Kuq” të Matt Busby...

Kanë kaluar 66 vjet që nga rrëzimi i avionit të Manchester United në Mynih. Nga skuadra e madhe e Matt Busby, disa prej anëtarëve të saj, humbën jetën, në fluturimin fatal nga Beogradi.

6 Shkurt 2024, 17:43 Nga DOSJA

Përkujtohet tragjedia/ Manchester United nuk i harron “Djajtë e

ANGLI - Manchester United po kthehej nga Serbia më 6 shkurt 1958 (atëherë Jugosllavi) pasi kishte arritur një barazim 3-3 me Crvena Zvezdan dhe një biletë për në gjysmëfinale të Kupës Evropiane.

Kthimi në Mançester do të bëhej nëpërmjet Mynihut, me qëllim që avioni i fluturimit (më vonë) fatal të mbushej me karburant. Dy përpjekjet e para të ngritjes ishin të pasuksesshme, me pilotët e fluturimit që kuptuan se diçka nuk ishte në rregull me motorin e avionit.

Në tentativën e tretë ndodhi fataliteti. Ora lexonte 15:04 sipas asaj lokale. Avioni nuk arriti të fitonte lartësinë për t'u ngritur i sigurt dhe u rrëzua në një fushë pranë aeroportit. 23 vetë nga 44 në bord humbën jetën.

Ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur 7 futbollistë (Jeff Bend, Roger Byrne, Eddie Coleman, Mark Jones, David Pegg, Tommy Taylor dhe Liam Whelan), 7 gazetarë, 4 zyrtarë të ekipit, 2 anëtarë të ekuipazhit dhe dy tifozë. Duncan Edwards vdiq disa ditë më vonë nga plagët e rënda në një spital të Mynihut.

Mançester Junajtid nuk e harron kujtimin e tyre, kanë ndryshuar foton e profilit në rrjetet sociale me një orë të zezë që tregon orën 15:04, por edhe VIDEO të skuadrës më të madhe në historinë e klubit para aksidentit fatal. Një banderolë lidhur me futbollistët e trajnerit Busby u ngrit gjithashtu nga tifozët e United në ndeshjen kundër West Ham në “Old Trafford” dy ditë më parë.

"Figura kyçe të së shkuarës, së tashmes dhe të ardhmes sonë. Sot dhe gjithmonë, ne kujtojmë futbollistët e Busby. Lulet e Mançesterit",- thotë videoja në mesazhin e saj.

Përkujtohet tragjedia/ Manchester United nuk i harron “Djajtë e

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll