Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes për çështjen e dinarit serb: Të arrihet zgjidhje nëpërmjet bisedimeve mes palëve

Pistorius thekson se kushtetuta e Serbisë sheh dinarin si valutën e vetëm të pagesës.

6 Shkurt 2024, 21:43 Nga S.N
Ministri gjerman i Mbrojtjes për çështjen e dinarit serb:
Boris Pistarius

GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes,Boris Pistorius ka thënë se çështja e dinarit, vendimit të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pistorius thekson se kushtetuta e Serbisë sheh dinarin si valutën e vetëm të pagesës.

Ai ka thënë se ky ndryshim kërkon kohë dhe duhet të arrihet një zgjidhje nëpërmjet bisedimeve. Pistorius ka thënë se duhet të shmangen përshkallëzimi për shkak të veprimeve të nxituara.

Përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se ky dialog nuk po arrin përparim të qëndrueshëm.

”Situata në rajon mbetet komplekse dhe ndonjëherë e tensionuar për shkak të konflikteve të ndryshme, të rrënjosura thellë dhe pjesërisht historike. Marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen ngadalë. Dialogu për normalizimin nën patronazhin e BE-së vazhdon të japë impulse të reja, por, për fat të keq, nuk arrin një përparim të qëndrueshëm. Progresi shpesh bllokohet nga mosbesimi i thellë.”, tha ai.

Ministri thekson se përparimi nuk mund të arrihet pa afrim dhe besim të ndërsjelltë.

”Për mendimin tim, normalizimi i marrëdhënieve është hapi i parë drejt një të ardhmeje pozitive. Si në çdo konflikt, nuk ka kurrë vetëm një palë për të fajësuar. Të dyja palët duhet të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre të çimentuara më parë. Ua bëj të qartë të gjithëve me të cilët flas gjatë udhëtimit tim se provokimet nuk janë kurrë të dobishme. Bëhet fjalë që të gjitha palët të bëjnë një hap përpara dhe të dërgojnë shenja të dukshme gatishmërie për kompromis”, ka shtuar ai.

kosove sebi boris pistarius

Sondazh

Poll