Bota

Arrestohet "TikTokeri" shqiptar në Greqi, abuzonte seksualisht dhe ofendonte personat me aftësi të kufizuara

Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik.

6 Shkurt 2024, 21:29 Nga S.B
Arrestohet "TikTokeri" shqiptar në Greqi, abuzonte seksualisht
pamje nga vendngjarja

GREQI- Policia greke ka arrestuar “Hayate”, shqiptarin Florian Zani, nën akuzën e dhunës raciste ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të paafta për tu mbrojtur. Arrestimi u krye gjatë orëve të pasdites të së martës pasi ndaj Zanit u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale TikTok dhe YouTube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik. Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda.

Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar. Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sgurie paraditen e së mërkurës.

greqi tiktoker shqiptar

Sondazh

Poll