Bota

Vuçic u dërgon letër fuqive europiane, SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për situatën me Kosovën: Duam paqe, jo luftë!

Vuçiç u shpreh se vendet perëndimore po përpiqen të përshpejtojnë zgjidhjen e mosmarrveshjeve të Serbisë dhe Kosovës për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA si dhe zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

6 Shkurt 2024, 16:26 Nga S.N
Vuçic u dërgon letër fuqive europiane, SHBA-së, Kinës
aleksander vucic

SERBI- Aleksandër Vuçiç tha se u ka dërguar letra vendeve të fuqishme të BE-së, SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, për situatën me Kosovën. Ai u shpreh se u ka thënë këtyre vendeve se dëshiron paqe, jo luftë.

Vuçiç tha se vendet perëndimore po përpiqen të përshpejtojnë zgjidhjen e mosmarrveshjeve të Serbisë dhe Kosovës për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA si dhe zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Vuçic tha se se një tjetër arsye që Perëndimi po përshpejton të zgjidhë çështjen Sebi-Kosovë është sepse Perëndimi nuk është plotësisht i sigurt se Ukraina mund të mposhtë Rusinë. Ai e arsyetoi këtë duke thënë: Meqë nuk janë të sigurt, ata e dinë se mund të ndodhë që dikush të dalë me një rrëfim për precedentët që janë arritur në Kosovë. Prandaj duhet futur Serbinë në atë hinkë dhe ta përfundojë atë histori.

aleksander vucic be serbi shba

Sondazh

Poll