Politike

Tensionet në Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: Teatri i radhës, të dy palët e pranishme bllokuan punimet

Sipas tij kjo vetëm sa i shërben mazhorancës dhe Edi Ramës.

6 Shkurt 2024, 15:09 Nga DOSJA
Tensionet në Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: Teatri i
enkelejd alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj në një konferencë me gazetarët e quajti një teatër atë që ndodhi sot në seancën e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend.

Sipas tij ajo sallë nuk duhet të shndërrohet në sallë muskujsh por në një vend ku flitet dhe ku çohet përpara një nga reformat më të rëndësishme për vendin Alibeaj shton se të dyja palët që ishin të pranishme në sallë sot bllokuan punimet e Reformës pasi nuk duan lista të hapura por vetëm deputetë të emëruar. Sipas tij kjo vetëm sa i shërben mazhorancës dhe Edi Ramës.

"Teatri i rradhës nga ata të cilët nuk e duan reformën zgjedhore. Shndërrohet mbledhja e komisionit në sallë muskujsh. Parlamenti duhet të jetë vendi ku flitet. Pala e mazhorancës ka treguar që është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar parlamenti. Edhe bashkëkryetari e tha që është komkod me këtë kod zgjedhor. Tashmë nuk ka asnjë lloj dyshimi për askënd. Se për se të dyja palët nuk e duan dhe janë bashkë. Nuk duan ato propozimë të ofruara nga ne dhe që janë në interes të publikut. Ndaj doja së bashku me kolegët e mi që synimi i PD që në momentin e parë, ngritja e komisionit përmes ndryshimeve të kodit zgjedhor ti japin një dorë shqiptarëve që të jenë ata që vendosin që parlamenti të mos jetë një skenë e shëmtuar. Duke pasur në dorë instrumentin e votës. Të zgjedhin ata përfaqësuesit e tyre. Listat e hapura janë sfida reale për secilin nga deputetët. Mbrojmë vetëm interesin publik, t’ja kthejmë parlamentin shqiptarëve të vendosin ata. Është një komision ndryshe nga komisionet e tjera, nuk duhet t’a shpërdorjmë këtë mundësi PD dhe e djathta për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Palët kanë mundësi të paraqesin propozimet e tyre. Çdo përpjekje tjetër i ofron komoditetin maksimal mazhorancës.", u shpreh Alibeaj. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll