Politike

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore të premten online/ Alibeaj: Nuk kam dhënë pëlqimin, mbledhja të mbahet sot

Pas shpërndarjes së njoftimit nga sekretarja e Komisionit ka reaguar bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj. 

6 Shkurt 2024, 14:03 Nga N.F
Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore të premten online/
Alibeaj

TIRANË- Pas bllokimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak të kaosit të deputetëve të opozitës u njoftua se mbledhja të mbahet online ditën e premte, datë 09.02.2024 në orën 10.00. Pas shpërndarjes së njoftimit nga sekretarja e Komisionit ka reaguar bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj. 

Aliebaj përmes një komunikimi në grupin e Whatsp të Komisionit ka mohuar që mbledhja e së mpremtes online të jetë e dakordësuar siç është njoftuar në këtë grup nga sekretarja e komisionit. Sipas Alibeaj, për këtë mbledhje nuk ka pas asnjë dakordësi mes dy bashkëkryetarëve siç pretendohet në njoftim.

"Përshëndetje Vijola. Këtë njoftim e ke të pasaktë! Nuk kam dhënë pelqimin për mbledhje online ditën e premte. Kërkesa ime është për mbledhje, te komisionit, edhe online, ditën e sotme. Ndaj përcillja bashkekryetarit si kërkese, për të ribërë njoftimin për mbledhje ditën e sotme. Jam në pritje," shkruan Alibeaj.

alibeaj komisioni i reformës zgjedhore

Sondazh

Poll