Politike

“Jemi ndeshur trup më trup me gardistët”, Zhupa: Nikolla urdhëroi Gardën të mos na lejonte në Kuvend

Zhupa tha se e patën të pamundur të hyjmë në kryesi ku duan të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

6 Shkurt 2024, 14:47 Nga M.B

 

“Jemi ndeshur trup më trup me gardistët”, Zhupa: Nikolla
Deputetët e opozitës

TIRANA- Deputetja e opozitës, Ina Zhupa, në një deklaratë për media, ka thënë se sot janë përplasur trup më trup me gardistët e urdhëruar nga kryetarja e Kuvendit. Zhupa tha se e patën të pamundur të hyjmë në kryesi ku duan të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

“Ne zonjat deputete, bashkë me kolegët jemi përballur me një situatë të paprecedentë, duhet të përballeshim me Gadrën. Ne ishim të pa përjashtuara dhe donim të hynim në seancës plenare për çështjet të zgjedhësve, por Garda e Republikës me urdhër të kryetares së Kuvendit, ka vepruar në një mënyrë vandale që ka bërë dje në hyrje të seancës plenare. Secila nga ne është ndeshur me zotërinj burra trup më trup , për të hyrë atje, duke u përplasur si të ishim në një zonë lufte. Nikolla jo vetëm ishte në dijeni të kësaj, situate, por hapi seancën. Kur hymë brenda, nuk pamë asnjë qasje dhe vijuan me arrogancë sikur ne të ishim të gabuar. E njëjta skenë u përsërit dhe sot, sepse mesa duket ky është një urdhër i marrë nga Nikolla. E kemi patur të pamundur të hyjmë në kryesi, sepse në fund të fundit kërkojmë të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, po kërkojmë Komisionet Hetimore që kanë interes publik, kërkojmë të respektohet Kushtetuta”, tha Zhupa.

opozita kuvend reforma zgjedhore

Sondazh

Poll