Politike

VIDEO/ Gardisti dhunon gazetarin, reagon Berisha: Dënoj ashpër sjelljen e dhunshme

Hoxha nuk u lejua të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke u penguar dhe dhunuar.

6 Shkurt 2024, 13:41 Nga N.F
VIDEO/ Gardisti dhunon gazetarin, reagon Berisha: Dënoj ashpër
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një postimi në Facebook ka dënuar sjelljen e gardistëve ditën e sotme gjatë seancës së komisionit të Reformës Zgjedhore. Berisha ka dënuar sjelljen e dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha. Hoxha nuk u lejua të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke u penguar dhe dhunuar. Berisha më tej ka shprëndarë pamje nga dhuna ndaj gazetarit.

"Sjellja brutale e gardianit ndaj gazetarit Ardit Hoxha në krye të detyrës. Dënoj ashpër këtë sjellje të dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha," shkuan Berisha. 

sali berisha ardit hoxha

Sondazh

Poll