Politike

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Noka përplaset me Gjiknurin: Harroje opozitën e emëruar

Ndërkohë që theksoi se Opozita e vërtetë është votuar nga shqiptarët dhe kjo reformë do të bëhet vetëm me praninë e saj.

6 Shkurt 2024, 13:03 Nga I.A
Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Noka përplaset me Gjiknurin:
Debati

TIRANË- Deputeti Flamur Noka dhe Damian Gjiknuri janë përplasur ditën e sotme në komisionin e Reformës Zgjedhore. Noka i është drejtuar Gjiknurit se me opozitë të emëruar nuk kanë për të bërë asgjë. Ndërkohë që theksoi se Opozita e vërtetë është votuar nga shqiptarët dhe kjo reformë do të bëhet vetëm me praninë e saj.

"Harroje opozitën e emëruar. Nuk e zhbëni dot. Me opozitë të emëruar nuk bën dot asgjë. Bashkëkryetarin ta solli Rama. E emërove ti. Ja ku e keni bashkëkryetarin, ku ka vullnetin e opozitës. Të tjerëve jepuni tendera, punësojeni bashkëshortet, kulla jepuni, kate jepuni, por opozitë nuk bëhen. Emrin opozitë nuk ua jepni dot, emrin opozitë ua kanë dhënë shqiptarët. Opozita nuk emërohet, këtu ka një opozitë reale. Shqiptarët do ju kërrejnë,” tha Noka.

damian gjiknuri flamur noka komisioni per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll