Politike

Reforma Zgjedhore/ Noka: Po gocat pse i kanë sjellë këtu, shtet horrash, ju kanë lënë pa bukë

Po ashtu Noka ka theksuar se ky është shtet horrash dhe se garda po mbron shefat e tyre që po i lënë pa bukë 

6 Shkurt 2024, 12:53 Nga I.A
Reforma Zgjedhore/ Noka: Po gocat pse i kanë sjellë këtu, shtet
Salla

TIRANË- Deputetët e Opozitës janë përplasur ditën e sotme me gardën, të cilët nuk i kanë lejuar që të futën në sallën që do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se sot kanë sjellë vajza nga garda, për t'i futur në sherr. Po ashtu Noka ka theksuar se ky është shtet horrash dhe se garda po mbron shefat e tyre që po i lënë pa bukë 

Pjesë nga diskutimet:

Bylykbashi-Gardës: T’ju bëj një pyetje, ku e keni parë në rregulloren e parlamentit që ky është komision që funksionon në mënyrë partizane.

Garda: Unë nuk di gjë!

Bylykbashi: Ja ta shpjegoj unë. Nëse unë nuk jam aty brenda prishet kuorumi. Tani ti e merr përsipër këtë gjë. Unë jam anëtar i Komisionit, nuk ke drejtë ti të më zëvëndësosh me dikë tjetër.

Garda: Të lutem!

Bylykbashi: Mua më kanë zgjedhur deputetë, kur mos të më zgjedhin bëjmë muhabet tjetër.

Garda: Të lutem!

Noka: Përjashta, dil përjashta! Këtu është Republika e Gardës! Po gocat pse i kanë sjellë këtu, me na fut në sherr!

Bardhi: Pasi i dhunuam gratë dje, sot kanë sjellë goca. Ku i kishin dje, apo…

Noka: Turp, pse shtet është ky?! Shtet horrash, mbroni shtetin e horrave. Ju kanë lënë pa bukë, as rrogën s’jua rrisin dhe ju rrini luftoni për ta. Ju kanë vjedhur. Inceneratorët, keni ndonjë të ardhur ju nga inceneratorët. T’ju vijë turp. Ty i pari dhe do ta paguash ti dhe shefat e tu.

flamur noka komisioni per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll