Politike

"Ka penguar deputetët e Opozitës të futen në sallë"/ Bardhi: Kallëzim Penal për Lindita Nikollën

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se dje janë penguar të gjithë deputetët e Opozitës që të marrin pjesë në seancën plenare.

6 Shkurt 2024, 11:19 Nga I.A
"Ka penguar deputetët e Opozitës të futen në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se do të ngrejë kallëzim penal për kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se dje janë penguar të gjithë deputetët e Opozitës që të marrin pjesë në seancën plenare. Sipas Bardhit kjo është kjo është shpërdorim detyre dhe për këtë do të ngrejë kallëzim penal.

“E drejta për të protestuar garantohet qoftë brenda sallës së Kuvendit, nuk mund të përjashtosh deputetët se mbajnë pankartë në duar. Përveç deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës të merrin pjesë në seancë, nga nënkryetari i Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, edhe pse u telefonua, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh pa deputetët e opozitës. Do të bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre duke penguar deputetët e opozitës të futen në sallë”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll