Politike

"Do na ketë përballë"/ Bardhi i drejtohet Ramës: Nikolla po pengon vendimin e Kushtetueses për Xhaçkën

Po ashtu, Bardhi u shpreh se kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim.

6 Shkurt 2024, 11:13 Nga I.A
"Do na ketë përballë"/ Bardhi i drejtohet Ramës:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do t'i ketë përballë në çdo betejë. Në një konferencë për shtyp, Bardhi theksoi se Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut vendimet e Kushtetueses në xhep, duke shtuar se i shpërfill dhe injoron. Po ashtu, Bardhi u shpreh se kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim.

“Ka marrë vendimin për të asgjësuar shtetit, jam sot këtu për ti kujtuar se do të na ketë përballë. Kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim. Beteja është për qytetarët, jo për vendin tonë, Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut vendimet e Kushtetueses në xhep. I shpërfill injoron vendimet e Kushtetueses. Kryetarja e Kuvendit me urdhër të Ramës pengon vendimin e Kushtetues për Olta Xhaçkën”, tha Bardhi.

gazment bardhi edi rama lindita nikolla

Sondazh

Poll