Politike

"E mbështesim ligjin për Amnistinë Penale"/ Bardhi: Parlamenti fillimisht t'i kthehet normalitetit

Bardhi ka theksuar se ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit.

6 Shkurt 2024, 11:34 Nga I.A
"E mbështesim ligjin për Amnistinë Penale"/ Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ata e mbështesin ligjin për Amnistinë Penale. Por sipas Bardhit që ajo të votohet, duhet që fillimisht parlamenti të rikthehet në normalitet. Bardhi ka theksuar se ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit.     

“Së pari, para se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale ku Amnistia ka qenë e tillë, Parlamenti duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi që mazhoranca bën ndaj kërkesave të opozitës. Ne e mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, Por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetutshmërisë. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll