Sport

Kosova gati 4 ndeshje miqësore, por vetëm 3 janë "zbardhur"!

Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të hidhet më 8 shkurt.

6 Shkurt 2024, 11:50 Nga DOSJA
Kosova gati 4 ndeshje miqësore, por vetëm 3 janë

KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur marrëveshjen për tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor, të gjitha këto takime do t’I luaj në transfertë. Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo. Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për një tjetër takim mëiqësor të muajit qershor dhe pritet zyrtarizimi I kundrështarit të rradhës.

Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të hidhet më 8 shkurt. FFK së shpejti pritet të publikoj edhe emrin e trajnerit të ri që do ta drejtoj Kosovën pas largimit të sllovenit Primoz Gliha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll