Sport

Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit: "Nuk do të ketë shitje të ‘Parc des Princes’"

Në një intervistë për “Ouest-France”, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, përsëriti se ishte kundër shitjes së “Parc des Princes”. Ajo pohoi se pozicioni i saj nuk do të ndryshonte.

6 Shkurt 2024, 10:55 Nga DOSJA
Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit: "Nuk do të ketë shitje

FRANCE - Në një intervistë të dhënë për “Ouest-France”, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, foli veçanërisht për shitjen e “Parc des Princes”. Dhe qëndrimi i saj ishte kategorik: Jo! “E përsëris: jemi gati të studiojmë dhe mbështesim transformimet e parkut. 

Po ashtu e them sërish sot dhe njëherë e përgjithmonë: nuk do të ketë shitje të “Parc des Princes”, është trashëgimi e parizienëve. Tema është e mbyllur”,- thotë ajo.

Anne Hidalgo e kishte gjykuar, si shumë të pamjaftueshme ofertën e PSG-së pranverën e kaluar, por, nëse klubi dhe bashkia ishin ndarë për shumë muaj, Emmanuel Grégoire, zëvendësi i parë në bashkinë e Parisit, kishte hapur derën për rifillimin e diskutimeve katër javë më parë. 

Nëse ajo ishte i kënaqur, kur pa se PSG nuk kishte paraqitur një dosje për marrjen e “Stade de France”, kryebashkiakja, e cila tha se ajo ishte akuzuar “në një mënyrë mjaft të dhunshme gjatë Kupës së Botës së Futbollit në Katar, duke u akuzuar gjoja me pengimin e zhvillimit të klubit”, ndaj tani po mbyll edhe një herë derën për “Parc des Princes”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll