Sport

Pep Guardiola shikon larg, që tani e ka piketuar talentin për vitin e ardhshëm...

Nëse e tashmja e Manchester Cityt tashmë është verbuese, e ardhmja duket e ndritshme për Pep Guardiolën!

6 Shkurt 2024, 11:10 Nga DOSJA

Pep Guardiola shikon larg, që tani e ka piketuar talentin për vitin e

ANGLI - Rico Lewis, Oscar Bobb, Micah Hamilton...në muajt e fundit, Manchester City i ka paraqitur tashmë shpresat e tij të mëdha futbollit evropian dhe ato janë bërë tituj. 

Në të kaluarën, Phil Foden apo Julian Alvarez, ishin ngritur për t'u vendosur si e ardhmja e skuadrës së Pep Guardiolës, i cili vazhdon të kërkojë talentet e mëdha të së nesërmes.  City përfundoi këtë dimër edhe ardhjen e Claudio Echeverrit, fenomenit argjentinas nga River Plate, i cili u zbulua gjatë Botërorit U17 dhe që do të mbërrijë në 2025 në veri të Anglisë.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas informacioneve të gazetarit italian Fabrizio Romano, kampionët në fuqi të Anglisë kanë arritur marrëveshje edhe për ardhjen e Savios, talentit brazilian, që ndiqet edhe nga Girona, surpriza e sezonit në La Liga. 

Anësori 19-vjeçar do t'i bashkohet anglezëve këtë verë nga klubi i tij origjinal, ‘Troyes’. Marrëveshja logjikisht mund të ishte lehtësuar, sepse skuadrat i përkasin të njëjtit grup, “Grupit të Cityt”, kryetar i të cilit është Manchesteri. Prandaj është e lehtë të kuptohet pse Pep Guardiola ishte në gjendje të parashikonte interesat e klubeve gjermane dhe angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll