Sport

William Carvalho i akuzuar për sulm seksual. Ai do të merret në pyetje sot…

Ajo është zgjuar mëngjesin e ardhshëm në një hotel, me shenja të qarta dhune në trupin e saj dhe pa kujtuar saktësisht se çfarë kishte ndodhur…

6 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

William Carvalho i akuzuar për sulm seksual. Ai do të merret në

SPANJE - Sot, mesfushori i Betisit, William Carvalho, do të dalë para Gjykatës Hetuese të Sevilles për t'iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, pas akuzës për sulm seksual të bërë nga një vajzë me banim në Ibiza për një incident të ndodhur gushtin e kaluar.

Kjo u raportua nga “Ok Diario”, duke shpjeguar se viktima tha se ishte takuar me futbollistin portugez në një restorant dhe më pas shkoi të kërcente me të në një disko…

Sakaq ajo është zgjuar mëngjesin e ardhshëm në një hotel, me shenja të qarta dhune në trupin e saj dhe pa kujtuar saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Në disa nga fragmentet që ajo kujton, është fakti se lojtari ishte sipër saj në shtrat ku ai e kishte kapur fort nga qafa, duke e detyruar të performonte fellacio.

Ndërkohë Betis po vlerëson mundësinë e shitjes së lojtarit portugez në një nga merkatot ende të hapura te Besiktashi në Turqi, i cili do të ishte i interesuar për lojtarin. Por shumë do të varet edhe nga zhvillimet e çështjes ligjore në të cilën ai është përfshirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll