Sport

Victor Osimhen shumë i pasigurt për 1/2 finalen e CAN kundër Afrikës së Jugut...

Duke vuajtur nga shqetësimet e barkut, sulmuesi yll i Nigerisë, Victor Osimhen, është i dyshimtë për gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Afrikës së Jugut të mërkurën.

6 Shkurt 2024, 10:35 Nga DOSJA

Victor Osimhen shumë i pasigurt për 1/2 finalen e CAN kundër

NIGERI - Victor Osimhen mund të humbasë gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Afrikës së Jugut të mërkurën (18:00). Duke vuajtur nga shqetësimet e barkut, sulmuesi yll i Nigerisë është shumë i dyshimtë për ndeshjen. Ai nuk ka fluturuar mbrëmjen e së hënës me pjesën tjetër të ekipit për në Bouake, ku do të zhvillohet takimi.

“Mjekët e ekipit konfirmuan se ai ishte vënë nën mbikëqyrje të ngushtë dhe se një anëtar i ekipit mjekësor mbeti në Abidjan me të,”- tha Babafemi Raji, zëdhënësi i Super Eagles, në një deklaratë për shtyp të botuar këtë të hënë. Nëse ai do të jetë i gatshëm nesër në mëngjes (e martë), ai do t'i bashkohet pjesës tjetër të ekipit para orës 17:00.

Njeriu me maskë plastike, i zgjedhur si “Topi i Artë” afrikan i vitit 2023, nuk u stërvit as para largimit të ekipit nga Abidjan. I goditur disa herë gjatë dueleve të vështira kundër Angolës në çerekfinale të së premtes, golashënuesi i Napolit u zëvendësua në fund të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll