Politike

Përfundon protesta te shtëpia e Berishës/ Bardhi për mediat: Detyra e vetme është që aksionin e nisur në Kuvend ta vazhdojnë edhe jashtë saj

Bardhi foli para mediave shkurtimisht ku deklaroi se PD është e bashkuar dhe detyra e vetme është që aksionin e nisur në Kuvend ta vazhdojnë edhe jashtë.

5 Shkurt 2024, 18:54 Nga N.F
Përfundon protesta te shtëpia e Berishës/ Bardhi për mediat:
Gazmend Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka marrë pjesë sot për herë të parë në protestën e zhvilluar poshtë pallatit të kreut të PD-së, Sali Berisha. Bardhi foli para mediave shkurtimisht ku deklaroi se PD është e bashkuar dhe detyra e vetme është që aksionin e nisur në Kuvend ta vazhdojnë edhe jashtë.


“Së pari sic e ka bërë të qartë grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyre, pas aksionit që kemi nisur në parlament duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit. Ka shumë punë për tu forcuar PD, por një gjë është e sigurt se PD është e bashkuar ashtu sic është i bashkuar grupi parlamentar”, tha Bardhi.

opozita ne proteste sali berisha gazmend bardhi

Sondazh

Poll