Politike

Berisha paralajmëron protestën tjetër: Me 20 shkurt e gjithë Shqipëria në Tiranë në ditën anti-Edvin

Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve të tij ku paralajmëroi një protestë tjetër mee 20 shkurt.

5 Shkurt 2024, 18:39 Nga N.F
Berisha paralajmëron protestën tjetër: Me 20 shkurt e gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Kuvendit mbështetësit e PD-së kanë shkuar edhe para banesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve të tij ku paralajmëroi një protestë tjetër mee 20 shkurt.


"Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve. 20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës. Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.

Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit," u shpreh Berisha.

protesa e opozite sali berisha

Sondazh

Poll