Politike

Deputetja Metaliaj: Ramën nuk do e lëmë të marrë peng demokracinë

Metaliaj ka theksuar se ata nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës nga pushteti.

5 Shkurt 2024, 17:50 Nga I.A
Deputetja Metaliaj: Ramën nuk do e lëmë të marrë peng
Lindita Metaliaj

TIRANË- Deputetja demokrate Lindita Metaliaj janë shprehur se, Rama kërkon të marrë peng vendin. Duke folur në protestën qytetare Metaliaj tha se nuk do të lejojnë që të merret peng demokracia dhe vota e lirë. Metaliaj ka theksuar se ata nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës nga pushteti.

‘Ju jemi realisht mirënjohës për qëndresën tuaj, sakrificën tuaj. Kjo është PD-ja, jeni ju njerëzit e lirë, ju qëndrestarët. Edi Rama na ka mbyllur dyert e parlamentit. Ai është parlament i krimit. Ai institucion nuk mund të quhet më parlament. Duhej të ishte tempulli i demokracisë dhe i fjalës së lirë, por sot është shndërruar në noter të aferave kriminale të Edi Ramës. Edi Rama është tradhtar i kombit, i shqiptarëve. Ne nuk bëjmë hap pas. O sot o kurrë. Edi Rama me prokurorinë politike ka arrestuar Sali Berishën, liderin, kryetarin tonë ndaj ne nuk do të ndalemi deri në largimin e tij’, tha Metaliaj.

lindita metaliaj opozita ne proteste

Sondazh

Poll