Politike

Opozita në protestë, Dash Sula fjalim para mbështetësve: Të protestojmë çdo ditë, çdo javë! Vendi ka rrëshqitur në autokraci

Dashnor Sula gjithashtu iu bashkua mbështetësve të PD-së ku mbajti edhe një fjalë para qytetarëve.

5 Shkurt 2024, 17:41 Nga N.F
Opozita në protestë, Dash Sula fjalim para mbështetësve:
Dashnor Sula

TIRANË- Deputetët e grupimit të Gazment Bardhit i janë bashkuar protestave të thirrura para Kuvendit. Dashnor Sula gjithashtu iu bashkua mbështetësve të PD-së ku mbajti edhe një fjalë para qytetarëve. Gjatë fjalës së tij Sula u shpreh se ata mund të humbasin beteja por nuk mund të humbin luftën. Ai më tej shtoi se kjo është e vetmja rrugë për të vendosur demokraci.

“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj," tha Sula.

opozita ne protest

Sondazh

Poll