Politike

Protesta e opozitës, Vasili: Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat, një frikacak që fshihet pas këmbaleve të Gardës

Gjatë fjalës së tij Vasili u shpreh se Rama është një frikacak dhe që fshihet pas fustanit të ministreve.

5 Shkurt 2024, 18:16 Nga N.F
Protesta e opozitës, Vasili: Kemi një kryeministër që hyn
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka marrë pjesë në portestën e opozitës ndërsa ka mbajtur një fjalim para para protestuesve. Gjatë fjalës së tij Vasili u shpreh se Rama është një frikacak dhe që fshihet pas fustanit të ministreve.

“Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë.

Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha Vasili.

opozita në proteste

Sondazh

Poll